Botë

Nis sot samiti i OKB-së për klimën "COP29" në Baku të Azerbajxhanit

COP29

Foto: Associated Press

Delegatët kanë nisur të mbërrijnë të hënën për të marrë pjesë në ditën e hapjes së negociatave të Kombeve të Bashkuara për klimën në Baku, Azerbajxhan.

Por bisedimet e këtij viti, të njohura si COP29, nuk do të jenë të profilit të vitit të kaluar, pasi do të ketë 48 më pak krerë shtetesh të planifikuar për të folur, raporton AP.

Udhëheqësit e dy vendeve kryesore ndotëse të karbonit, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, do të mungojnë.

Frenimi dhe përballimi me të nxehtit e përkeqësuar të ndryshimeve klimatike, përmbytjet, thatësirat dhe stuhitë do të kushtojnë triliona dollarë, sipas llogaritjeve të ekspertë të shumtë.

Baza e negociatave është 100 miliardë dollarë në vit që kombet e varfra, bazuar në një kategorizim të bërë në vitet 1990, marrin tani si pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2009.

Disa ekspertë dhe vende më të varfra thonë se nevoja është 1 trilion dollarë në vit ose më shumë.
Në anën tjetër, dy nga vendet e pasura që pritet të dhurojnë para për kombet e varfra, SHBA-ja dhe Gjermania, janë në mes të ndryshimeve dramatike të qeverisë.

Edhe pse delegacioni i Shteteve të Bashkuara do të jetë nga administrata e Bidenit, rizgjedhja e Donald Trumpit, i cili minimizon ndryshimet klimatike dhe nuk i pëlqen ndihma e huaj, bën që premtimet e SHBA-së të duken vështirë të realizueshme.

Çështja kryesore është financimi i klimës.

Pa të, ekspertët thonë se bota nuk mund të përballet me luftën kundër ngrohjes dhe as shumica e kombeve nuk mund të arrijnë qëllimet e tyre aktuale për uljen e ndotjes së karbonit.