Botë

Nis në Kapitol votimi për udhëheqësin e Senatit

Senati

Ka nisur të mërkurën në Washington votimi për zgjedhjen e udhëheqësit të Senatit nga republikanët, ka bërë të ditur senatori Jerry Moran.

Senatori nga Florida Rick Scott, Whip John Thune nga Dakota e Jugut dhe senatori i Teksasit John Cornyn janë të gjithë në garë për postin.

Republikanët kanë marrë kontrollin e Senatit nga zgjedhjet e 5 nëntorit, duke fituar 53 ulëse, teksa demokratët kanë 47. 

Pritet që republikanët të marrin edhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi janë vetëm dy ulëse afër për ta fituar atë.

John Thune zgjidhet udhëheqës i shumicës në Senat

5 muaj më parë / 13 nën 2024 18:12
John Thune

Photo: Associated Press

Senatori republikan i Dakotës së Jugut, John Thune, ka fituar garën për udhëheqjen e shumicës së Senatit, duke mposhtur senatorin e Teksasit, John Cornyn në rundin e dytë të votimit, sipas tri burimeve të CNN-it.

Totali i votave ishte 29-24.

Thune do të zëvendësojë Senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vjetët e fundit.

Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, Thune ka thënë në një deklaratë se është "jashtëzakonisht i nderuar" të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të. 

"Jam krenar për punën që kemi bërë për të siguruar shumicën dhe Shtëpinë e Bardhë. Ky ekip republikan është i bashkuar pas agjendës së presidentit Trump dhe puna jonë fillon sot”, ka deklaruar ai. 

Gara për udhëheqës të Senatit shkon në votim të dytë

5 muaj më parë / 13 nën 2024 18:04
John Thune

Photo: Associated Press

Gara për udhëheqjen e Senatit do të shkojë në një votim të dytë, sipas katër burimeve të CNN-it.

Senatori i Floridës Rick Scott, ka rënë nga gara. Tani votimi do të zhvillohet mes senatorit, John Thune nga Dakota e Jugut dhe John Cornyn nga Teksasi.

Në pjesën e parë të votimit Thune mori 23 vota, Cornyn mori 15 dhe Scott mori 13.