Botë

Nis fushata zgjedhore në Britani, Keir Starmer shihet si favorit për kryeministër

Keir Starmer

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Udhëheqësit e partive politike të Britanisë kanë filluar lëvizjet në të gjithë vendin të enjten, në ditën e parë të një fushate zgjedhore gjashtëjavore.

Votuesit më 4 korrik do të vendosin nëse do t'i japin fund 14 viteve në pushtet të konservatorëve, raporton AP.

Kryeministri Rishi Sunak ka caktuar zgjedhje të përgjithshme më herët se sa pritej. Ai ka argumentuar se partia e tij mund t'i japë vendit siguri në kohë të trazuara.

Ndërkaq, Partia Laburiste kryesore e opozitës thotë se do të sjellë ndryshimin e shumë nevojshëm pas viteve të trazirave politike dhe ekonomike.

Në ditën e parë të fushatës, Sunak u takua me votuesit në Erewash, Derbyshire, ndërsa udhëheqësi i opozitës Sir Keir Starmer udhëtoi për në Gillingham, Kent. 

Duke folur me votuesit në Gillingham, Starmer ka thënë se nëse konservatorët “marrin edhe pesë vjet të tjera, asgjë nuk do të ndryshojë”.

Lideri laburist, Keir Starmer është favoriti aktual për t'u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

LEXO EDHE: