Një foshnjë ka vdekur nga i ftohti në Gaza gjatë natës.
Foshnja 3-muajshe ishte e treta që vdiq nga i ftohti në kampet e Gazës në ditët e fundit, kanë thënë mjekët, ndërsa qindra mijëra palestinezë qëndrojnë në tenda që nga ofensiva e Izraelit.
Bombardimet izraelite kanë vrarë mbi 45 mijë palestinezë, mbi gjysma e të cilëve ishin gra e fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e Gazës, raportoi AP.
Ofensiva ka lënë shkatërrime të mëdha dhe ka çuar në zhvendosjen e rreth 90% prej 2.3 milionë njerëzve të Gazës. Me qindra mijërat që qëndrojnë në tenda në të ftohtë, grupet humanitare janë përballur me vështirësi për të shpërndarë ushqim e gjësende të nevojshme.