Botë

Ngrihet padi për kryengritje ndaj presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

Presidenti koreanojugor

Prokurorët e Koresë së Jugut kanë ngritur padi ndaj presidentit, Yoon Suk Yeol, të dielën, me akuzat për udhëheqje të një kryengritjeje, duke vendosur ligjin ushtarak më 3 dhjetor, ka bërë të ditur partia kryesore opozitare.

Akuzat janë të paprecedentë për një president të Koresë së Jugut, dhe nëse dënohet, Yoon mund të përballet me vite burgim për dekretin e tij tronditës të ligjit ushtarak, i cili kërkonte ndalimin e aktivitetit politik dhe parlamentar dhe kontrollin e medias, raporton Reuters.

Lëvizja e tij shkaktoi një valë trazirash politike në ekonominë e katërt më të madhe të Azisë dhe një  nga aleatët më të mëdhenj të SHBA-së, teksa kryeministri gjithashtu u fajësua dhe një numër zyrtarësh të lartë ushtarakë u paditën për rolet e tyre në kryengritjen e supozuar.

Hetuesit anti-korrupsion javën e kaluar rekomanduan akuzimin e të burgosurit Yoon, i cili u fajësua nga parlamenti dhe u pezullua nga detyrat e tij më 14 dhjetor.

Vetë një ish-prokuror i lartë, Yoon ka qenë në izolim që kur u bë presidenti i parë në detyrë që u arrestua më 15 janar, pas ditësh përplasjesh sfiduese.

Gjatë fundjavës një gjykatë dy herë refuzoi kërkesën e prokurorëve për zgjatjen e masës së paraburgimit përderisa ata kryenin hetime të mëtejshme, por ata përsëri kanë kërkuar që ai të mbahet në paraburgim, raportojnë mediat.

Kryengritja është një nga akuzat e pakta penale nga të cilat një president i Koresë së Jugut nuk ka imunitet. 

"Prokuroria ka vendosur të padisë Yoon Suk Yeol, i cili po përballet me akuzat si një drejtues i kryengritjes”, ka thwnw zëdhënësi i Partisë Demokratike Han Min-soo në një konferencë për shtyp.