Botë

Ngrihet akuzë për tentativë vrasjeje ndaj të dyshuarit për plagosjen e Ficos

Robert Fico

Robert Fico

Foto: Associated Press

Mediat sllovake raportojnë se është ngritur akuzë për tentativë vrasjeje ndaj të dyshuarit për gjuajtjen me armë në drejtim të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të publikuara të mërkurën tregojnë momentin kur i dyshuari, gjuan me armë zjarri në drejtim të kryeministrit sllovak, në momentin kur ai ishte afruar për t’i përshëndetur mbështetësit e tij në qytetin Handlova.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një qendre kulturore në këtë qytet, ku Fico sapo kishte dalë nga një takim i kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë i Sllovakisë pritet të mbajë një takim të enjten për të diskutuar për hapat e ardhshëm pas sulmit shokues, që është përshkruar nga zyrtarët si dita më e errët në historinë moderne të shtetit. 

Zyrtarë të spitalit ku po trajtohet kryeministri sllovak, kanë bërë të ditur të enjten se gjendja e tij është stabile por ende e rëndë.

Sipas tyre, operacioni i Ficos ka zgjatur rreth pesë orë.

LEXO EDHE: