Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me cak portin e naftës që kontrollohet nga rebelët Houthi të premten kanë vrarë 74 persona dhe kanë lënduar 171 të tjerë, sipas grupit rebel të përkrahur nga Irani, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Fushata e Trumpit që filloi më 15 mars, pasi rebelët Houthi të përkrahur nga Irani filluan të sulmonin anijet tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit pas fillimit të luftës Izrael-Hamas në tetor të 2023-s, duke penguar një nga rrugët më të rëndësishme tregtare që kalon 15% e tregtisë detare botërore.
Përmes një deklarate, Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së ka thënë se “forcat e SHBA-së kanë ndërmarrë veprime për të eliminuar këtë burim të karburantit për terroristët Houthi të përkrahur nga Irani dhe t’i privuar ata nga fitimet ilegale që i ka financuar përpjekjet e Houthit për të terrorizuar të gjithë rajonin për mbi 10 vjet”.
“Goditja nuk ka pasur për qëllim të dëmtojë popullin e Jemenit, që me të drejtë duan të largohen nga nënshtrimi i Houthit dhe të jetojë paqësisht”, shkruhej më tej në deklaratë. Por nuk janë dhënë detaje rreth numrit të viktimave apo të dëmeve.