Botë

Netanyahu viziton Hungarinë javën e ardhshme

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë në Hungari këtë javë për një vizitë gjatë së cilës do të takohet me homologun e tij Viktor Orban, ka bërë të ditur të dielën zyra e kryeministrit.

Ai do të largohet të mërkurën dhe do të kthehet në Izrael të dielën, thuhet në njoftimin e zyrës, raporton Reuters. 

Netanyahu, i cili përballet me një urdhërarresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare lidhur me akuzat për krime lufte në Gaza, nuk mund të vizitojë disa vende.