Botë

Netanyahu thotë se kushdo që vret pengjet nuk dëshiron një marrëveshje

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk do të pushojë derisa të kapë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gjashtë pengjeve, trupat e të cilëve u gjetën nën robëri të Hamasit në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Netanyahu ka thënë se Izraeli ishte i përkushtuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit, raporton The Guardian.

“Kushdo që vret pengjet, nuk dëshiron një marrëveshje”, është shprehur Netanyahu.

Një ngërç i madh në negociatat ndërmjet Izraelit e Hamasit për arritjen e armëpushimit kanë qenë korridori i Filadelfit përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, dhe korridori lindje-perëndim në të gjithë territorin, i quajtur "Netzarim".

Netanyahu ka këmbëngulur që Izraeli të mbajë kontrollin e korridoreve për të parandaluar kontrabandën dhe për të kapur luftëtarët militantë. 

Mirëpo Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

LEXO EDHE: