Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një “marrëveshje për lirimin e pengjeve” është arritur në Doha dhe se ai ka urdhëruar kabinetin e sigurisë që të mblidhet të premten.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu është përditësuar nga ekipi negociues se pajtime janë arritur për një marrëveshje për lirimin e pengjeve”, ka thënë zyra e tij në orët e hershme të së premtes.
Zyra e tij ka akuzuar Hamasin të enjten se ka refuzuar disa elemente kryesore të marrëveshjes për të zvarritur atë. Por, nuk u dha asnjë dëshmi për këtë pretendim, raportoi Guardian.
Si pjesë e marrëveshjes nuk është përmendur armëpushimi edhe pse pengjet nuk do të lirohen nga Hamasi pa u arritur ajo.
Sulmet izraelite të enjten kanë vrarë 72 persona, megjithë se ishte bërë e ditur nga shtetet ndërmjetësuese se ishte arritur marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve dhe se ajo do të hynte në fuqi më 19 janar.