Botë

Netanyahu në SHBA: Marrëveshja për lirimin e pengjeve mund të jetë afër arritjes

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të martën u ka thënë familjeve të pengjeve se marrëveshja për lirimin e të dashurve të tyre mund të jetë afër arritjes, raporton Reuters.

“Kushtet janë bërë të përshtatshme. Kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Netanyahu në Washington, ku do të takohet me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, të përcaktuara nga Bideni dhe të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, janë shtuar gjatë muajve të fundit.

Të premten, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken ka thënë se negociatorët janë “duke e arritur qëllimin”.

Ruby Chen, baba i ushtarit me shtetësi ameriko-izraelite Itai Chen, i cili është duke u mbajtur në Gaza, ka qenë një nga anëtarët e familjes që është takuar me Netanyahun.

“Ai ka thënë se kushtet janë duke u bërë të përshtatshme, por unë mendoj se nuk ka gjasa të jetë e vërtetë”, ka thënë Cheni.

Cheni gjithashtu shpreson se Bideni do të ushtrojë më shumë presion mbi Netanyahun, në mënyrë që të sigurohet marrëveshja.