Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kundërshtuar kërkesën e kryeprokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për arrestimin e tij dhe të liderëve të Hamasit për krime lufte në Gaza.
Netanyahu ka thënë se është e neveritshme që “Izraeli demokratik” të krahasohej me “vrasës të masave”.
Komentet e tij u bënë jehonë atyre të presidentit amerikan Joe Biden, që u shpreh se nuk ka kurrfarë ekuivalence mes Izraelit dhe Hamasit.
Netanyahu e ka cilësuar kërkesën për arrestimin e tij si “absurde”.
Në një deklaratë publike, ai ka pyetur se me “çfarë trimërie GJNP-ja ka guxuar ta krahasojë Hamasin me Izraelin”. Sipas tij, krahasimi është “shtrembërim i realitetit”. Netanyahu ka akuzuar kryeprokurorin Karim Khan KC për “hedhje të benzinës në zjarret e antisemitizmit që po shpërthejnë në mbarë botën”.