Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se ka nevojë për një ndryshim sigurie dhe politik në Liban, që do të bënte të mundur që izraelitët e zhvendosur të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre.
Netanyahu u takua me Blinkenin për më shumë se dy orë të martën dhe takimi ishte miqësor dhe produktiv, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
Netanyahu ka thënë gjithashtu se Izraeli po punonte shumë për të rikthyer pengjet ende të mbajtura në Gaza dhe se eliminimi i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar "mund të ketë një efekt pozitiv në kthimin e pengjeve dhe arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës”.