Botë

Netanyahu: Irani do të paguajë për gabimin që bëri

Benjamin Netanyahu

“Irani e bëri një gabim të madh sonte dhe do të paguajë për të”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi mblodhi Kabinetin e tij të Sigurisë.

Netanyahu është shprehur se sulmi me raketa ishte dështim dhe se Irani shpejt do ta merrte një mësim të dhimbshëm, njëjtë si e kanë marrë armiqtë e tij në Gaza, Liban dhe vendet e tjera.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për ta mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve. (Lideri i Hamasit Yahya) Sinwar dhe (komandanti i lartë ushtarak i Hamasit Mohammed) Deif nuk e kuptuan këtë, (lideri i Hezbollahut Hassan) Nasrallah dhe (shefi i stafit të Hezbollahut Fuad) Shukr nuk e kuptuan këtë, dhe ka disa në Teheran se nuk e kuptojnë këtë”, tha Netanyahu. 

Ai ka paralajmëruar se “kushdo që na sulmon, do ta sulmojmë”. 

Lexo përditësimet tjera
sulmi i Iranit ndaj Izraelit

Irani sulmon Izraelin me rreth 200 raketa balistike

Irani ka njoftuar se ka hedhur dhjetëra raketa drejt Izraelit të martën, një shenjë e përshkallëzimit...