Botë

Netanyahu i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është nënshtruar një operacioni të prostatës të dielën, ka bërë të ditur spitali izraelit ku ai po mjekohet.

Sipas spitalit, operacioni është kryer me sukses, raporton AP.

Qendra Mjekësore "Hadassah" e Jerusalemit ka thënë se prostata i ishte hequr të dielën vonë dhe se ai po rikuperohet.

Zyra e Netanyahut ka thënë se ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, një aleat i ngushtë, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë procedurës.

Mjekët urdhëruan operacionin pasi zbuluan një infeksion javën e kaluar.

Netanyahu pritet të qëndrojë i shtruar në spital për disa ditë.