Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar OKB-në se forcat paqeruajtëse “Unifil” në Liban janë në "rrugë të gabuar", teksa i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres që t'i largojë ato.
"Dua t'i drejtohem sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtpërdrejt nga këtu: është koha që ju të hiqni 'Unifil' nga bastionet dhe zonat e luftimit të Hezbollahut”, ka thënë Netanyahu në një videodeklaratë të dielën, raporton CNN.
Sipas tij, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i kishin kërkuar Unifil-it që të riorganizohej disa herë, por ka shtuar se këto kërkesa janë refuzuar.
Netanyahu pretendon se prania e paqeruajtësve "kishte për qëllim për të siguruar një mburojë njerëzore për Hezbollahun".
“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët e Unifilit i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo i rrezikon ata dhe jetën e ushtarëve tanë”, ka shtuar Netanyahu.
Kryeministri izraelit ka deklaruar gjithashtu se i vinte keq që disa paqeruajtës të OKB-së janë plagosur.
“Ne na vjen keq për dëmin e ushtarëve të Unifil dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një dëm të tillë. Por mënyra e thjeshtë dhe e nevojshme për ta siguruar këtë është largimi i tyre nga zona e rrezikut. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë”, ka shtuar Netanyahu.
Pesë paqeruajtës të Unifil-it janë plagosur nga sulmet izraelite në Libanin jugor në vetëm dy ditë.
Lëndimet e trupave të OKB-së kanë nxitur një dënim ndërkombëtar.
LEXO EDHE: