Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar të martën në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të martën në një adresim televiziv se do të paraqesë për miratim një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve me Hezbollahun në Liban, përpara kabinetit të tij të plotë më vonë të martën
“Sonte do të paraqesë në kabinet për miratim një skicë për një armëpushim në Liban. Kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që do të ndodhë në Liban. Në mirëkuptim të plotë me Shtetet e Bashkuara, ne ruajmë lirinë e plotë ushtarake të veprimit. Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen dhe përpiqet të armatoset, ne do të sulmojmë. Nëse përpiqet të rinovojë infrastrukturën terroriste pranë kufirit, ne do të sulmojmë”, ka deklaruar Netanyahu.
Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun, që disa shpresojnë se mund të përbëjnë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë fjalim lidhur me këtë çështje të martën në orën 14:30, sipas kohës lokale, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Arrihet marrëveshja e armëpushimit në Liban
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar të martën se Izraeli dhe Libani kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit, e cila parasheh t’u japë fund luftimeve në Liban, raporton agjencia “AP”.
“Kam lajme të mira nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Izraelit dhe të Libanit dhe qeveritë e tyre kanë pranuar propozimin e SHBA-së që t’i japin fund konfliktit. Falënderoj presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ndihmoi në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Biden.
Ai ka bërë të ditur se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 04:00 të së mërkurës me kohë lokale, e luftimet ndërkufitare do të ndalen.
“Të jemi të qartë, Izraeli nuk e nisi këtë luftë, as populli libanez nuk e kërkoi atë luftë, as Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.
Marrëveshja e armëpushimit, që është pranuar nga Izraeli e Libani, kërkon që të ndalen luftimet dhe që të mbarojë prania e armatosur e Hezbollahut në një zonë të gjerë në jug të Libanit, ndërsa trupat izraelite do të largohen nga territori libanez.
Mijëra trupa shtesë libaneze dhe paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara do të vendosen në jug të Libanit dhe një panel ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja do të monitorojë nëse palët po sillen në pajtueshmëri me marrëveshjen.
Izraeli ka kërkuar të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu i shkel detyrimet e veta.
Bideni tha se Izraeli ka të drejtën për t’i rifilluar shpejt operacionet në Liban nëse Hezbollahu thyen kushtet e armëpushimit, por se marrëveshja është krijuar “për fundin e përhershëm të armiqësive”.
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vlerëson përpjekjen e SHBA-së për ta siguruar marrëveshjen, por “rezervon të drejtën për të vepruar kundër çdo rreziku ndaj sigurisë së Izraelit”.
“Ky ka qenë konflikti më vdekjeprurës mes Izraelit dhe Hezbollahut në dekada”, ka thënë Biden.
Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar të martën, 10-1, në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t'iu dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban.
Netanyahu ka thënë gjatë fjalimit të tij se ekzistojnë tri “arsye kryesore" që ai dëshiron një armëpushim me Hezbollahun në Liban.
Kryeministri ka përmendur “fokusin në kërcënimin iranian” si arsye të parë duke shtuar se nuk donte ta zgjeronte atë. Hezbollahu është një grup militant i mbështetur nga Irani në Liban.
Një arsye e dytë, ka thënë ai, është "t'u jepnim forcave tona një frymë dhe të rimbushim rezervat".
Ndërkaq, së treti, ai ka përmendur luftën e Izraelit në Gaza.
“Hamasi po llogariste që Hezbollahu të luftonte në krah të tij. Me Hezbollahun jashtë skenës, Hamasi ka mbetur i vetëm. Ne do të rrisim presionin tonë mbi Hamasin, dhe kjo do të ndihmojë në lirimin e pengjeve që mbahen ende në enklavë”, ka deklaruar Netanyahu.
Netanyahu gjithashtu ka thënë se ushtria izraelite e ka shtyrë Hezbollahun pas me dekada, duke vrarë disa nga komandantët e tij të lartë dhe duke shkatërruar infrastrukturën e tij.
Ndërkohë udhëheqësi i Hezbollahut, Mahmoud Qamati, ka deklaruar se grupi nuk e ka parë ende marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit me Izraelin.
“Pas shqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria armike, ne do të shohim nëse ka një përputhje mes asaj që kemi deklaruar dhe asaj për të cilën është rënë dakord nga zyrtarët libanezë”, ka thënë ai. "Ne duam një fund të agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit të Libanit”.
Ministri ekstremist i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka thënë se është kundër marrëveshjes së armëpushimit me Hezbollahun.
Në një postim në platformën “X”, ai ka përshkruar atë si një "gabim historik", por nuk ka thënë nëse partia e tij do të tërhiqet në shenjë proteste.
“Ky nuk është një armëpushim. Është një rikthim në konceptin e heshtjes për heshtje, dhe ne kemi parë tashmë se ku të çon kjo”, ka shkruar Ben-Gvir.
Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë se e sheh marrëveshjen si “hap vendimtar përpara rikthimit të qetësisë dhe stabilitetit në Liban dhe mundësimit të rikthimit të personave të zhvendosur në qytetet e tyre”.
Ai ka shtuar se marrëveshja mundëson edhe stabilitetin në rajon.
“Teksa vlerësoj përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Francës në arritjen e këtij mirëkuptimi, rikonfirmoj përkushtimin e qeverisë për të zbatuar Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke rritur praninë e ushtrisë së Libanit në jug dhe bashkëpunimin me Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL)”, ka thënë Mikati.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do të punojë për të arritur marrëveshje armëpushimi edhe në Gaza.
“Populli i Gazës e meriton një fund të luftimeve dhe të vendosjeve. Njerëzit në Gaza kanë kaluar nëpër ferr dhe kanë vuajtur shumë”, ka thënë Biden.
Ai tha se Hamasi ka vetëm një zgjedhje.
“Rrugëdalja e vetme është të lirohen pengjet të marra në Izrael vitin e kaluar, dhe t’u japin fund luftimeve, që do të lejonin hyrjen e ndihmës”, deklaroi Biden, që shtoi se SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gaza.
Po ashtu Biden tha se SHBA-ja është e përgatitur për të bërë “marrëveshje historike” për krijimin e një shteti palestinez dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
“Besoj se kjo agjendë mbetet e mundur”, tha Biden.
Ai ka thënë se vendimi i marrë nga udhëheqësit e Izraelit dhe të Libanit për ta pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-ja dëshmon se “paqja është e mundur”.
Marrëveshja për armëpushim në Liban u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Borrelli bën thirrje që armëpushimi në Liban të zbatohet
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur marrëveshjen për armëpushim në Liban. Ai ka thënë se kjo është një “lehtësim në situatën shkatërruese në Lindjen e Mesme”.
“Dua të lavdëroj Francën dhe SHBA-në për ndërmjetësimin. Tani është thelbësore që armëpushimi të jetë i qëndrueshëm”.
Borrelli u ka bërë thirrje liderëve libanezë që të “marrin përgjegjësinë politike për të zgjedhur një president”, duke shtuar se populli i Libanit “ka të drejtë të rifitojë sovranitetin e plotë mbi çështjet shtetërore”.
The agreement on a ceasefire in Lebanon is a relief in the devastating situation in the Middle East.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 26, 2024
I want to praise France and the US for their mediation.
It is now crucial that the ceasefire holds, to guarantee the safety of both LEB & IL citizens, & the return of IDPs. 1/2
Detajet e marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit, që është pranuar nga Izraeli e Libani, kërkon që të ndalen luftimet dhe që të mbarojë prania e armatosur e Hezbollahut në një zonë të gjerë në jug të Libanit, ndërsa trupat izraelite do të largohen nga territori libanez, raporton agjencia “AP”.
Mijëra trupa shtesë libaneze dhe paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara do të vendosen në jug të Libanit dhe një panel ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja do të monitorojë nëse palët po sillen në pajtueshmëri me marrëveshje.
Izraeli ka kërkuar të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu i shkel detyrimet e veta. Zyrtarët libanezë kanë refuzuar që kjo të shkruhet në propozim.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se Izraeli ka të drejtën për t’i rifilluar shpejt operacionet në Liban nëse Hezbollahu thyen kushtet e armëpushimit, porse marrëveshja është krijuar “për fundin e përhershëm të armiqësive”.
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vlerëson përpjekjen e HSBA-së për të siguruar marrëveshjen, por “rezervon të drejtën për të vepruar kundër çdo rreziku ndaj sigurisë së Izraelit”.
Biden: Izraeli dhe Libani e kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit
Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi, ka njoftuar presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
“Kam lajme të mira nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Izraelit dhe të Libanit dhe qeveritë e tyre kanë pranuar propozimin e SHBA-së që t’i japin fund konfliktit. Falënderoj presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ndihmoi në arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Biden.
Ai ka thënë se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 04:00 të së mërkurës me kohë lokale, e luftimet ndërkufitare do të ndalen. Ai ka thënë se s’do të lejohet që Hezbollahu të rigrupohet.
“Të jemi të qartë, Izraeli nuk e nisi këtë luftë, as populli libanez nuk e kërkoi atë luftë, as Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.
Që nga fillimi i luftës, më shumë se 70,000 izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë, ka thënë Biden.
“Ky ka qenë konflikti më vdekjeprurës mes Izraelit dhe Hezbollahut në dekada”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se do të punojë për të arritur marrëveshje armëpushimi edhe në Gaza.
“Populli i Gazës e meriton një fund të luftimeve dhe vendosjeve. Njerëzit në Gaza kanë kaluar nëpër ferr dhe kanë vuajtur shumë”, ka thënë Biden.
Presidenti i SHBA-së tha se Hamasi ka vetëm një zgjedhje.
“Rrugëdalja e vetme është të lirohen pengjet të marra në Izrael vitin e kaluar, dhe t’i kapin fund luftimeve, që do të lejonin hyrjen e ndihmës”, deklaroi Biden.
Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazan.
Po ashtu ka thënë se SHBA-ja është e përgatitur për të bërë “marrëveshje historike” për krijimin e një shteti palestinez dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
“Besoj se kjo agjendë mbetet e mundur”, tha Biden.
Ai ka thënë se vendimi i marrë nga udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit për ta pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-ja, dëshmon se “paqja është e mundur”.
E, në deklaratën e përbashkët të presidentit amerikan me atë të Francës, Emmanuel Macron, është thënë se armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga Hezbollahu dhe do të mundësojë paqe të qëndrueshme.
SHBA-ja dhe Franca do të punojnë “për të siguruar që kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht”, thuhet në deklaratë.
Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë se e sheh marrëveshjen si “hap vendimtar përpara rikthimit të qetësisë dhe stabilitetit në Liban dhe mundësimit të rikthimit të personave të zhvendosur në qytetet e tyre”.
Ai ka shtuar se marrëveshja mundëson edhe stabilitetin në rajon.
“Teksa vlerësoj përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Francës në arritjen e këtij mirëkuptimi, rikonfirmoj përkushtimin e qeverisë për të implementuar Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke rritur praninë e Ushtrisë së Libanit në jug dhe bashkëpunimit me Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL)”, ka thënë Mikati.
Ministri izraelit i Sigurisë, Ben-Gvir kundërshton armëpushimin me Hezbollahun
Ministri ekstremist i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka thënë se do të kundërshtojë marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun.
Në një deklaratë të postuar për X, ai e përshkroi marrëveshjen e armëpushimit si një "gabim historik", por nuk tha se partia e tij do të tërhiqet në shenjë proteste.
“Ky nuk është një armëpushim. Është një rikthim në konceptin e heshtjes për heshtje, dhe ne kemi parë tashmë se ku të çon kjo”, ka shkruar Ben-Gvir.
Kryeministri i Libanit bën thirrje për veprim të shpejtë për armëpushim
Kryeministri i Libanit, Najib Mikati i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të "veprojë me shpejtësi" dhe "të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm” mes Izraelit e grupit militant, Hezbollah në Liban.
Mikati shton se populli i Bejrutit "duroi shumë sot, pasi ata gjithmonë kanë mbajtur barrën më të madhe për të gjithë Libanin", raporton BBC.
Mikati i bëri komentet në X menjëherë pasi Netanyahu konfirmoi në një fjalim se ministrat e tij do të miratojnë një marrëveshje armëpushimi këtë mbrëmje.
Hezbollahu thotë se nuk e ka parë marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit
Udhëheqësi i Hezbollahut, Mahmoud Qamati ka deklaruar se grupi nuk e ka parë ende marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit me Izraelin.
Duke folur për rrjetin e lajmeve satelitore të Katarit Al Jazeera, Qamati, nënkryetar i këshillit politik të Hezbollahut, ka thënë se grupi militant nuk e ka parë ende marrëveshjen në formën e saj përfundimtare, raporton AP.
“Pas shqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria armike, ne do të shohim nëse ka një përputhje mes asaj që kemi deklaruar dhe asaj për të cilën është rënë dakord nga zyrtarët libanezë”, ka thënë ai.
"Ne duam një fund të agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit të Libanit”, ka shtuar ai, duke iu referuar qartë këmbënguljes së Izraelit për të ruajtur të drejtën për të goditur në
Liban nëse beson se Hezbollahu është duke shkelur kushtet e marrëveshjes.
“Çdo shkelje e sovranitetit refuzohet”, është shprehur ai.