Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka kërkuar izraelitëve që t'i kushtojnë vëmendje udhëzimeve të sigurisë së komandës së frontit të brendshëm, pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se Irani po përgatit sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.
Në një fjalim me video drejtuar kombit, Netanyahu thotë se Izraeli është "në mes të një fushate kundër boshtit të së keqes të Iranit", raporton BBC.
Ai thotë se Izraeli është "i vendosur" të kthejë banorët e tij në shtëpitë e tyre në veri, por shton se "sfida të mëdha" janë përpara.
Netanyahu u kërkon izraelitëve që "të ndjekin rreptësisht direktivat" e komandës së frontit të brendshëm të ushtrisë dhe të "qëndrojnë së bashku".
“Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë”, ka deklaruar Netanyahu.