Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të shtunën se vrasja e liderit të grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah, është pikë kthese që mund të ndryshojë bilancet e fuqisë në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar për “ditë sfiduese” përpara.
“Nasralllah nuk ishte thjesht një terrorist. Ai ishte terroristi”, ka thënë Netanyahu në një komunikatë për media. “Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm për të arritur qëllimet që kemi, kthimin e banorëve në veri në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe ndryshimin e bilanit të fuqisë në rajon për vitet e ardhshme”.
Grupi Hezbollah e ka konfirmuar të shtunën vrasjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah, në sulmin ajror që ushtria izraelite e ndërmori në Bejrut të Libanit të premten Ngjarja ka nxitur reagim edhe në Iran, shtet ky që e mbështet grupin, e prej ku u përçua thirrja për bashkimin e të gjithë myslimanëve kundër Izraelit.