Botë

Netanyahu do t’i adresohet Kongresit amerikan më 24 korrik

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’u adresohet ligjvënësve amerikanë në Washington më 24 korrik.

Ai do të flasë edhe në Senat, edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët dhe demokratët e kanë ftuar atë të flasë, por nuk dihej se kur do të paraqitej para Kongresit, raportoi BBC.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kërkuar urdhërarreste kundër liderit izraelit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes në lidhje me luftën në Gaza.

Netanyahu e kishte dënuar këtë lëvizje duke thënë se nuk e besonte si “Izraeli demokratik” po krahasohej me ata që quajti ai “vrasës masiv”.

Sipas letrës që liderët e Kongresit publikuan, Netanyahu ka thënë se “është i lumtur që ka privilegjin ta përfaqësojë Izraelin... ta prezantojë të vërtetën për luftën tonë ndaj atyre që duan të na shkatërrojnë”.