Botë

Netanyahu akuzon Hamasin për refuzim të elementeve të marrëveshjes

Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka akuzuar Hamasin për refuzim të elementeve të marrëveshjes së armëpushimit.

Një zëdhënës i Netanyahut ka thënë në një deklaratë, se grupi palestinez po përpiqet të "zhvasë lëshime të minutës së fundit".

“Kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të njoftojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të gjithë elementët e marrëveshjes”, ka deklaruar ai.