Rebelët Houthi të Jemenit kanë mirëpritur marrëveshjen për armëpushim në mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, edhe pse “një krizë e minutave të fundit” në mes Hamasit dhe Izraelit rreth armëpushimit, ka shtyrë aprovimin e armëpushimit të shumëpritur nga Izraeli, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
“Ne e kemi të drejtën të jemi krenarë dhe të nderuar nga pozicioni i Jemenit në mbështetje të popullit palestinez, siç kemi premtuar dhe si Yahya Saree (zyrtar ushtarak i grupit Houthi) ka premtuar në të gjithë deklaratat e tij, ne mbështetim popullin palestinez deri sa lufta të përfundojë dhe rrethimi të largohet, dhe nëse ajo ndodhë ne do të përmbushim premtimet e dhëna”, ka deklaruar këshilltari në Këshillin Politik Suprem të Houthit Abdul-Ilah Hajar, duke iu referuar premtimeve për ndalimin e operacioneve ushtarake të grupit Houthi.
Të enjten, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka konfirmuar se marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit është arritur. Sipas tij ajo do të hyjë në fuqi me 19 janar.