Nëntë pacientë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri jashtë një spitali në veri të Iranit, ka raportuar media shtetërore të martën.
Zjarri kishte nisur në mesditë sipas kohës lokale, në spitalin “Qaem” të qytetit Rasht, i cili ndodhet rreth 330 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Teheran.
Gjashtë gra dhe tre burra kanë mbetur të vdekur, raporton AP.
Shefi i departamentit të zjarrfikësve të qytetit, Shahram Momeni, ka thënë në televizionin shtetëror se një qark i shkurtër elektrik në bodrum, në të cilin ndodhet njësia e kujdesit intensiv, funksionoi keq, duke shkaktuar zjarrin.
Momeni ka shtuar se punonjësit e emergjencës kanë shpëtuar më shumë se 140 njerëz, pacientë dhe staf të spitalit, pasi ishte ngujuar për shkak të tymit, dhe se 120 prej tyre ishin hospitalizuar në spitale të tjera. Ai ka shtuar se ka nisur një hetim lidhur me rastin.
Mediat iraniane herë pas here raportojnë për zjarre në spitalet dhe klinikat të cilat janë kritikuar vazhdimisht për probleme me çështjet teknike.
Në vitin 2020, një shpërthim si pasojë e një rrjedhjeje gazi në një klinikë mjekësore në veri të Teheranit ka lënë të vdekur 19 persona.