Botë

Në Greqi nis puna gjashtë ditë në javë

punë

Greqia ka vendosur gjashtë ditë pune në javë për industri të caktuara në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Legjislacioni i ri, i cili hyri në fuqi në fillim të korrikut, u lejon punonjësve të punojnë deri në 48 orë në javë në krahasim me 40.

Zbatohet vetëm për bizneset që operojnë në baza 24-orëshe dhe është opsionale për punëtorët, të cilët paguhen 40 për qind shtesë për punën jashtë orarit që bëjnë.

Megjithatë, masa e qeverisë greke është në kundërshtim me kulturën e vendit të punës gjetkë në Evropë dhe SHBA, ku modelet e punës katër-ditore po bëhen më të zakonshme. Kompanitë që miratojnë këto politika zakonisht argumentojnë se duke punuar më pak orë rritet produktiviteti dhe mirëqenia e stafit.

Greqia shpreson që plani javor për gjashtë ditë pune në javë do të ndihmojë edhe në luftimin e punëtorëve të padeklaruar që çon në evazion fiskal, shkruan BBC.

Bizneset turistike dhe industria ushqimore nuk përfshihen në legjislacion.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se “bërthama e këtij legjislacioni është miqësor ndaj punëtorëve, i orientuar drejt rritjes ekonomike”.

“Dhe kjo e sjell Greqinë në linjë me pjesën tjetër të Evropës”, ka shtuar Mitsotakis.