Ndihma të tjera janë hedhur në Gazë të mërkurën, derisa luftimet po vazhdojnë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se qeveria e tij nuk do të pranojë kushtet “iluzore” të Hamasit për një armëpushim në Gazë.
Hamasi ka hedhur poshtë propozimin e fundit të armëpushimit, sepse, sipas tij, Izraeli po i injoron kërkesat thelbësore të grupit: fundin e luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.
Më shumë se 32 mijë njerëz janë vrarë në Gazë dhe më shumë se 74 mijë janë plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.