Botë

NATO-ja e gatshme të përballet me çdo armik, thotë Rutte

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ritheksoi të mërkurën se aleanca është "gati" të mbrojë territorin e saj dhe të investojë më tej në industrinë e saj të mbrojtjes.

“NATO është e gatshme të përballet me çdo armik, çdo kundërshtar që përpiqet të na sulmojë tani dhe në të ardhmen”, ka deklaruar Rutte, raporton AP.

Ai ka shtuar se NATO-ja do të "bëjë gjithçka që është e nevojshme" kundër çdo sulmi të ardhshëm.
Rutte ka deklaruar gjithashtu se aleanca do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën, kundër fushatës ushtarake të Rusisë, si një prioritet kryesor.  

Sekretari i ri i Përgjithshëm mori detyrën në fillim të këtij muaji dhe do të presë takimin e tij të parë të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel të enjten.

Ndërkohë, NATO-ja ka nisur të hënën stërvitjet bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikë dhe Holandë.

Kremlini ka reaguar ndaj këtyre stërvitjeve duke konsideruar se ato nxisin tensione.