Policia e Kolumbisë ka ndaluar një burrë 40-vjeçar teksa ka tentuar të fuste disa qese kokainë të vendosura në një paruke.
Policia ka thënë se i dyshuari u ndal në aeroportin e Cartagenës të hënën teksa synonte të nisej drejt Amsterdamit. Skaneri gjeti se ai kishte vendosur 220 gramë në qese të vogla nën një paruke.
Sasia e tillë ka vlerë rreth 10 mijë euro në tregjet evropiane.
Policia ka publikuar edhe një video të hënën që tregon zyrtarët duke ia hequr parukën të dyshuarit.
Prodhimi i kokainës në Kolumbi është në rritje që prej vitit 2013, sipas të dhënave të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftën ndaj drogës dhe krimeve. Në një raport të publikuar në tetor nga organizata ndërkombëtare u gjet se kultivimi u rrit për 10 për qind në Kolumbi më 2023, derisa prodhimi potencial i kokainës u rrit për 53 për qind vitin e kaluar.
VIDEO: