Grupet që përfaqësojnë punonjësit federalë në SHBA kanë paditur Elon Muskun për veprimet e tij të fundit, pasi punonjësve iu dërgua një email duke u kërkuar të shpjegonin punën javore që kanë kryer apo përndryshe do të shkarkohen, raporton “BBC”.
Padia, që është dorëzuar nga sindikatat, pretendojnë se emaili shkel ligjet dhe se Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM) që dërgoi emailin, nuk ka autoritet për të bërë kërkesën.
Punonjësit kanë marrë emailin të premten.