Miliarderi Elon Musk, i cili është drejtor ekzekutiv i Teslas, ka bërë thirrje direkte, por të pasuksesshme, ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i hequr tarifat e reja, raportoi “Washington Post”.
Kjo thirrje “e dështuar” shënon mosmarrëveshjen më të madhe midis Trumpit dhe këshilltarit të tij
Musk, pas shpalljes së tarifave prej 10 për qind për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve që kanë taksa për produktet amerikane.
Musku, i cili ka punuar për eliminim të shpenzimeve të panevojshme publike në SHBA, kërkoi heqjen e tarifave mes SHBA-së dhe Evropës gjatë një ndërveprimi virtual në një kongres në Firence, raportoi Reuters.
Musk ka thënë më parë se ndikimi i tarifave të automjeteve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi Teslan është "i rëndësishëm."
Ekonomistët paralajmërojnë se tarifat mund të rrisin inflacionin, rrezikun e një recesioni në SHBA dhe të rrisin kostot për çdo familje amerikane me mijëra dollarë.