Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka dhuruar rreth 75 milionë dollarë te grupi i tij i fushatës pro-Donald Trump, America PAC, gjatë një periudhe tremujore, tregojnë të dhënat, raporton “BBC”.
Musk, shefi i Teslas, SpaceX dhe rrjetit social “X”, i dha zyrtarisht mbështetjen Trumpit për zgjedhje presidenciale në nëntor.
Ai po ashtu iu bashkua Trumpit në skenë në fillim të muajit gjatë një tubimi në Pennsylvania, kur ish-presidenti i kthye në Butler në vendin ku në korrik ishte tentuar atentat ndaj tij.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 5 nëntor. Në shumë shtete ka nisur votimi i hershëm.