Botë

Motra e Kim Jong Un kërcënon Korenë e Jugut me “katastrofë të tmerrshme"

Kim Yo Jong

Kim Yo Jong

Foto: Associated Press

Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit koreanoverior, Kim Jong Un, të shtunën paralajmëroi Seulin për një "katastrofë të tmerrshme" nëse dronët e Koresë së Jugut kapen duke fluturuar mbi Phenian.

Ajo kritikoi gjithashtu ushtrinë e Koresë së Jugut për përgjigjen e saj ndaj pretendimit të Veriut se dronët e Koresë së Jugut hynë në qiellin e kryeqytetit, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore KCNA.

Të premten, ministria e Jashtme e Koresë së Veriut akuzoi Korenë e Jugut për dërgimin e dronëve në Phenian gjatë natës këtë javë, duke thënë se ndërhyrja kërkonte veprime hakmarrëse, raporton Reuters.

Në përgjigje, shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut thanë se nuk mund të konfirmonin akuzat e Veriut.

“Fakti që mjeti që mbante fletëpalosjet janë vetë dronët është thelbi i seriozitetit të incidentit të fundit”, citohet të ketë thënë Kim, duke iu referuar fletëpalosjeve kundër Koresë së Veriut.

Kim ka thënë se fajin e ka ushtria e Koresë së Jugut nëse nuk arrin të identifikojë dronët e dërguar nga një organizatë joqeveritare që kalon kufirin.

Koreja e Veriut ka lëshuar mijëra tullumbace me mbeturina atë të Jugut që nga maji, duke përkeqësuar tensionet midis dy vendeve.