Një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb në Keni të dielën, duke lënë të paktën një grua të lënduar.
DailyMail ka raportuar se ndërtesa u shemb në një moment kur shumë qytetarët po lëviznin pranë rrugës.
Autoritetet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë nën rrënoja për viktima apo të mbijetuar. Kryqi i Kuq ka thënë se disa familje mund të jenë bllokuar brenda ndërtesës së shembur, megjithatë ende s'dihet për shifra të sakta.
Një pjesë e banorëve janë evakuuar.