Botë

Momenti kur Brigada e 36-të e shkatërroi tankun rus me Javelin

Sulm me Javelin

Nëpërmjet sistemit amerikan Javelin, ushtria ukrainase e ka qëlluar me sukses tankun rus në fushë të hapur. Të paktën kështu duket në pamjet e publikuara nga një blog ushtarak ukrainas në Youtube, ku shihet tanku teksa lëvizte me shpejtësi.

Blogu “Newsukraine” tha se tanku u qëllua nga Brigada e 36-të në raketë antitank Javelin, në rajonin Kursk të Rusisë.

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të rajonit të Kurskut pas një ofensive të suksesshme që ndodhi gushtin e këtij viti.