Botë

Mohammed al-Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë

Mohammed al-Bashir

Lideri rebel që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad raportohet të jetë emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë. 

Mohammed al-Bashir ka thënë në një fjalim televiziv të hënën se do të qëndrojë në post deri më 1 mars 2025 për të udhëhequr qeverinë në tranzicion, raporton The Guardian.

Al-Bashir kryesoi qeverinë e Shpëtimit të udhëhequr nga rebelët, e cila tashmë kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib, përpara ofensivës së rrufeshme gjatë dy javëve të fundit. 

Qeveria e Shpëtimit është e lidhur me grupin islamik Hayat Tahrir-al Shams, i cili udhëhoqi përmbysjen e regjimit të al-Assadit në Siri pas 13 vjetësh lufte civile.

Lexo përditësimet tjera
Siri

Rebelët sirianë vihen në përndjekje të zyrtarëve të Assadit të kërkuar për torturë

Udhëheqësi kryesor i rebelëve islamikë në Siri thotë se emrat e zyrtarëve të lartë të regjimit...