Mjeku i cili u kujdes për kandidatin republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, pas atentatit ndaj tij një javë më parë në Pensilvani, Ronny Jackson, ka dhënë për herë të parë detaje të lëndimit të ish-presidentit amerikan.
Jackson i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se plumbi i shkrepur nga arma e 20-vjeçarit, Croocks e kishte prekur Trumpin vetëm 0,5 centimetra larg nga hyrja në kokën e tij.
Plumbi sipas mjekut kishte goditur pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, duke shkaktuar plagë të gjerë deri në 2 cm, raporton The Guardian.
Jacksoni ka thënë se plaga është duke u shëruar, por se ish-presidenti ende po përjeton gjakderdhje.
Ai ka bërë të ditur po ashtu se nuk ka pasur nevojë për qepje të plagës.
Donald Trump është sulmuar me armë zjarri derisa po mbante fjalim në një tubim elektoral në Pensilvani.
Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga shërbimi sekret menjëherë pas të shtënave.
LEXO EDHE: