Botë

Ministrat gjerman e austriak anulojnë vizitën në Siri shkaku i kërcënimit

nancy

Foto: Associated Press

Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Austrisë e kanë anuluar një vizitë të planifikuar në Siri të enjten për shkak të rrezikut potencial ndaj delegacionit të tyre, kanë thënë autoritetet gjermane.

Nancy Faeser e Gjermanisë kishte planifikuar ta vizitonte Damaskun me homologun austriak Gerhard Karner, dhe një aeroplan ushtarak gjerman supozohej ta dërgonte delegacionin në Siri nga Jordania të enjten në mëngjes.

Por, ministria gjermane ka thënë se udhëtimi është anuluar para se të nisej aeroplani nga Ammani “për shkak të paralajmërimeve konkrete nga autoritetet gjermane të sigurisë për një kërcënim terrorist”, raportoi dpa. Tutje u tha se një kërcënim ndaj delegacionit nuk mund të përjashtohej.

Dy ministrat planifikonin të flisnin me ministrat e qeverisë siriane dhe përfaqësuesit e organizatave të OKB-së.