Botë

Miliona votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Zgjedhjet per Parlamentin Evropian

Foto: Associated Press

Evropianët në 20 shtete i drejtohen sot qendrave votuese në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. 

Këto zgjedhje pritet ta zhvendosin Parlamentin Evropian nga e djathta dhe do ta riformësojnë drejtimin e të ardhmes  të bllokut, raporton agjencia “AP”. 

Lufta në Ukrainë, ndikimet e politikave klimatike te fermerët dhe migracioni janë disa nga çështjet që i kanë në kokë votuesit nga Portugalia në perëndim deri te Austria e Polonia në lindje e Qipro në Mesdhe. 

Është dita e fundit për zgjedhjen e 720 deputetëve të Parlamentit Evropian. 

Votimi i sotëm përmbledh një cikël katërditor të votimeve që nisi të enjten në Holandë. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, që mbahen çdo pesë vjet, nuk mund të publikohen derisa qendrat e fundit të votimit të mbyllen në 27 shtetet anëtare. Qendrat e votimit në Itali do të mbyllen në ora 23:00. 

Rezultatet pritet të bëhen të qarta vetëm të hënën.