Botë

Milano pritet të ndalojë shitjen e akullores pas mesnate

akullore

Autoritetet në qytetin italian të Milanos kanë propozuar ligj të ri që ndalon shitjen e akullores pas mesnate për të mbrojtur qetësinë e banorëve, shkruan Sky News.

Për shumë italianë, akullorja natën vonë është pjesë e kulturës, por kjo tashmë është vënë në pikëpyetje nga një ligj i ri i propozuar nga zyrtarët e qytetit. Nëse ligji miratohet, shitja e akullores pas mesnate do të ndalohet nga maji.

Projektligji, i cili mbulon 12 rrethe, do të ndalojë gjithashtu “take awayn” për ushqime, duke përfshirë picën. Ligji synon të zvogëloj numrin e grupeve të zhurmshme në rrugët e Milanos, të cilët i pengojnë banorët të flenë.

Nënkryetari i Milanos, Marko Granelli, ka thënë se synimi është të arrihet një ekuilibër mes shoqërimit, argëtimit dhe qetësisë për banorët.

Ndalimi do të jetë i vlefshëm nga ora 00:30 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 1:30 gjatë fundjavave dhe festave.

Qytetarët kanë të drejtë deri në fillim të majit të ankohen apo të propozojnë ndryshime në ligj.