Botë

Mijëra vezë të rralla që vlejnë 500 mijë dollarë sekuestrohen në Australi

Mijëra vezë të rralla që vlejnë 500 mijë dollarë sekuestrohen në Australi

Një koleksion prej 3,404 vezësh është sekuestruar në Australi pas një operacioni evropian për tregtinë e paligjshme të zogjve.

Hetuesit i kanë zbuluar në një pronë në Tasmania dhe besohet se vlera e tyre është 400,000-500,000 dollarë.

Një 62-vjeçar po hetohej, por nuk ka pasur të arrestuar.

Tani vezëve po u bëhen analiza për të kuptuar se çfarë specieje i takojnë, raportoi BBC. Megjithatë, besohet se përfshijnë specie të rralla dhe që janë në rrezik zhdukjeje.

Në vitin 2023, autoritetet evropiane nisën një hetim në lidhjen me grumbullimin, tregtinë, blerjen dhe shitjen e vezëve të zogjve brenda Evropës dhe jashtë.