Forcat jordaneze të sigurisë kanë shpërndarë demonstruesit të cilët u përpoqën përsëri që të arrinin tek Ambasada izraelite në Aman, të martën në mbrëmje dhe gjatë orëve të para të së mërkurës, raporton “AP”.
Mijëra demonstrues u dyndën afër Ambasadës për të tretën ditë me radhë, për një ngjarje që aktivistët e quajnë rrethimi i Ambasadës, në përgjigje të luftës izraelite në Gaza.
Forcat e sigurisë arrestuan një numër protestuesish, duke përfshirë të paktën një grua.
Protestuesit po kërkojnë që qeveria jordaneze t’u japë fund të gjitha formave të normalizimit me Izraelin dhe t’i anulojë të gjitha marrëveshjet, veçanërisht traktatin e paqes Wadi Araba Jordan-Izrael.
Aktivistët po kërkojnë gjithashtu të ndalohet qarkullimi në urën tokësore ku transportohen mallra nga vendet e Gjirit në Izrael.
Forcat e sigurisë penguan një numër fotografësh dhe kameramanësh që të filmonin arrestimin e demonstruesve dhe u kërkuan atyre të largoheshin nga vendi.
Demonstruesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve.