Botë

Merr flakë një rrotë gjigante rrotulluese në Gjermani, 30 të lënduar

Pamje e rrotës duke u djegur

Pamje e rrotës duke u djegur

Më shumë se 30 persona kanë mbetur të lënduar pasi një rrotë gjigante rrotulluese ishte përfshirë nga flakët gjatë një festivali në Gjermaninë lindore të dielën.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Leipzigut, derisa një video tregon tymin që dilte nga rrota e vendosur në një park, për argëtimin e njerëzve, raporton BBC.

Policia ka bërë të ditur se 18 persona janë dërguar në spital. Sipas policisë, katër persona kishin pësuar djegie, derisa një tjetër ishte lënduar pasi kishte rënë nga rrota.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.