Botë

Merkeli kritikon pasardhësin e saj për miratimin e mocionit për imigracion me ndihmën e AfD-së

Angela Merkel

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka lëshuar një deklaratë të rrallë ku kritikon direkt pasardhësin e saj si lider të partisë CDU/CSU, Friedrich Merz, për kalimin e mocionit për migrim dhe azil me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Ajo ka thënë se Merz ishte “gabim që nuk ndihej më i lidhur” me një marrëveshje politike që kërkon të mos paraqiteshin propozime që mund të kryheshin me mbështetjen e Alternativës për Gjermani (AfD).

Merkel ka shtuar se “është e nevojshme për të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve partiakë, jo si manovër taktike, por me sinqeritet, me ton të moderuar  dhe në baza të ligjit evropian për të bërë gjithçka që duhet për parandalimin e sulmeve si ato që ndodhën në Magdeburg dhe Aschaffenburg”.

Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën mocionin kontrovers që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin, me mbështetjen nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).