Botë

Mercenarët rumunë dështojnë në Afrikë

Mercenarët rumunë dështojnë në Afrikë

Rreth 300 mercenarë rumunë janë kapur nga forcat rebele gjatë luftimeve në luftën civile në Republikën Demokratike të Kongos.

Dorëzimi i mercenarëve erdhi si pasojë e sulmit të rebelëve në qytetin lindor të Gomas dhe shkatërroi pritshmërinë e tyre që do të marrin para të majme, ka raportuar “BBC”.

Mercenarët rumunë paguheshin 5000 dollarë në muaj nga qeveria kongoleze, derisa ushtarët e vendit paguhen 100 dollarë në muaj, ose ndonjëherë nuk paguhen.

Rumunët janë kontraktuar për të ndihmuar ushtrinë për të luftuar rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda, rebelët të cilët deklarohen se po luftojnë për të drejtat e minoritetit Tutsis në Republikën Demokratike të Kongos.

Kur filloi ofensiva të shtunën mbrëma në Goma, rumunët ishin detyruar të strehoheshin në bazën e paqeruajtësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Rebelët M23 ishin të mbështetur nga trupa dhe pajisje ushtarake shtetërore nga Rzanda dhe menaxhuan të marrin pozicione tona rreth qytetit të Gomas, ushtria u tërhoq dhe ne u detyruam të tërhiqeshim”, ka deklaruar të hënën koordinatori i grupit “Constantin Timofti” për televizionin rumun TVR.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Rumanisë, Andrei Țarneam ka deklaruar se kanë pasur negociata “komplekse” që rezultuan me lirimin e ushtarëve rumunë – të cilët i përshkroi si punëtorë privat të qeverisë së RD të Kongos.