Botë

Meloni do të takohet me Trumpin, shkak tarifat

Donald Trump Giorgia Meloni

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, do ta vizitojë Washingtonin javën e ardhshme, për të diskutuar me presidentin Donald Trump tarifat e SHBA-së ndaj Bashkimit Evropian.

Ajo ka mbështetur thirrjet e BE-së për zgjidhje të negociueshme për tarifat e vendosura nga SHBA-ja.

“Kjo është negociata që duhet të na shoh të gjithëve të përfshirë dhe në të gjitha nivelet... dhe ajo më përfshinë mua, që do të jem në Washington më 17 prill dhe gjithsesi se do të adresoj këtë problem me presidentin e SHBA-së”, ka deklaruar Meloni.

 “Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se një luftë tregtare në mes Evropës dhe SHBA-së nuk i konvenon askujt”, ka shtuar ajo.

Po ashtu kryeministra italiane ka dhënë shenja se qeveria mund të përdor 11 miliardë dollarë nga fondet e BE-së për të ndihmuar bizneset të ndikuara nga tarifat e SHBA-së.