Botë

“Më lini t’i marr këpucët!”: Çfarë u dëgjua të thoshte Trumpi pak pasi u sulmua

Sulmi ndaj Donald Trumpit

Sulmi ndaj Donald Trumpit

Foto: Associated Press

Pak çaste pasi u qëllua në një tubim elektoral në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trumpi u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.

Një video më e plotë e sulmit dhe situatës së pasulmit që është publikuar së fundmi tregon skenën kaotike të krijuar, derisa sigurimi i tij përpiqet ta mbulojë nga të gjitha anët.  

Trump ishte në mes të fjalimit të tij kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai shihet duke mbajtur veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë, raporton CNN.

"Zbrisni, zbritni, zbritni," thotë njëri. Më pas dëgjohet një e shtënë tjetër dhe një grua bërtet.

Dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret - njëri thotë "lart!" një tjetër "shkallët janë gati, shkallët janë gati". 

Trumpi mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Më shumë agjentë dalin në skenë, disa duke mbajtur pushkë sulmi. Mbështetësit e Trumpit në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.

Pasi kanë dëgjuar se sulmuesi është vrarë Trumpi dhe agjentët ngrihen në këmbë. Më pas dëgjohen këto diskutime:

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjenti: "Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri."

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër: "Prisni, koka juaj është e gjakosur".

Agjenti: "Zotëri, ne duhet të shkojmë në ..."

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjentja: "në rregull" 

Trump: “Prit, prit, prit”.

Më pas ai me grusht përshëndet turmën thotë fjalën "luftë" tri herë - një lëvizje që u prit me brohoritje.

Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt veturave ndërsa turmat brohorasin "SHBA. SHBA. SHBA."

Këtu mund të shikoni videon e vendit të ngjarjes:

VIDEO: