Botë

Mbreti Charles fton Trumpin për vizitë në Britani të Madhe

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charlesi III

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charlesi III, e ka ftuar presidentin amerikan, Donald Trump, për një vizitë të dytë shtetërore në Britaninë e Madhe, transmeton The Guardian.

Ftesa e mbretit Charles u bë publike nga letra që kryeministri britanik, Keir Starmer, ia dorëzoj Trumpit të enjten gjatë takimit të tyre në Washington.

Gjatë takimit të mbajtur me Starmerin, Trumpi ka thënë se “Britania e Madhe është vend i mrekullueshëm që unë e njoh shumë mirë, dhe se unë shkoj shpesh atje”, duke iu referuar kryeministrit britanik po ashtu si një njeri i veçantë.

Në janar, monarku britanik i kishte dërguar letër personale Trumpit për t’ia uruar inaugurimin.

Mbretëresha e ndjerë Elizabetë e kishte pritur presidentin amerikan gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.