Botë

Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së në fushatën kundër grupit Houthi në Jemen

britania e madhe

Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën ka kryer sulme ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër grupit militant Houthi të përkrahur nga Irani në Jemen, sipas disa zyrtarëve. Kjo përbën përfshirjen e parë britanike me fushatën intensive të SHBA-së kundër grupit militant, ka raportuar “The Guardian”.

Britania e Madhe ka ofruar shpjegim të detajuar pse i ka nisur, për dallim nga SHBA-ja e cila ka ofruar pak detaje për më shumë se 800 sulme që nga fillimi i fushatës me 15 mars.

“Ky veprim është marrë si përgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm nga Houthit për lirinë e navigimit”, ka deklaruar John Healey, sekretari i Mbrojtjes. “Një rënie prej 55% në transportin përmes Detit të Kuq vetëm se na ka kushtuar miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri në rajon dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike për familjet në Mbretërinë e Bashkuar”.  

Houthit kanë raportuar për disa sulme rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana’a, të cilin grupi e kontrollon që nga viti 2014. Si dhe sulme të tjera rreth qytetit të Saadas.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Bashkuar i ka përshkruara caqet e goditura si “grumbull ndërtesash, që përdoreshin nga Houthit për të prodhuar drona që përdoreshin për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, që ndodhet afër 25 km në jug të Sanaas”.

“Sulmi është kryer natën në errësirë, kur gjasat që të ketë civilë në zonë ishin të reduktuar edhe më shumë”, ka shtuar Ministria.