Botë

Mblidhet kabineti i Trumpit, Musku prezent

kabineti Trumpit

Foto: BBC

Kabineti i presidentit amerikan, Donal Trump, është mbledhur të mërkurën për herë të parë në takim.

Duke folur në takim, Trump ka konfirmuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Përveç udhëheqësve të departamenteve, pjesëmarrës është edhe udhëheqësi i Departamentit për Efiçiencë Qeveritare, Elon Musk.

Trump ka insistuar se “të gjithë anëtarët e kabinetit janë jashtëzakonisht të lumtur” me punën e Elon Muskut, raportoi BBC. 

Ka pasur sugjerime se mund të ketë tensione për rolin e miliarderit brenda qeverisë, pasi një numri departamentesh kryesore të SHBA-së u është thënë të mos zbatojnë një urdhër të Departamentit për Efiçiencë që u kërkoi të shkruajnë çfarë kanë arritur gjatë punës së tyre. 

Roli i kabinetit përcaktohet me Kushtetutën amerikane, ku anëtarët kanë për detyrë të këshillojnë presidentin për çfarëdo teme që lidhet me detyrën që secili ka. Udhëheqësit e një numri të departamenteve qeveritare, bashkë me zëvendëspresidentin, janë anëtarë të përhershëm të kabinetit, dhe presidenti mund të marrë zyrtarë të tjerë si pjesëmarrës.