Botë

Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së, Ukraina në krye të agjendës

Annalena Baerbock

Foto: Associated Press

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur të hënën në Bruksel për të diskutuar situatën në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Siri.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit dhe do të diskutohet po ashtu nga krerët e bllokut 27-vendesh në një samit të enjten, raporton AP.

Pasdite, BE-ja do të mbajë konferencën e saj të nëntë "Qëndrimi me Sirinë" me qëllim të mobilizimit të mbështetjes ndërkombëtare për një tranzicion gjithëpërfshirës paqësor, dhe të gjenerojë premtime për ndihmë humanitare dhe johumanitare.

Siria do të përfaqësohet nga ministri i saj i jashtëm i përkohshëm, Asaad Hassan al-Shibani.

Rusia në të vërtetë nuk do paqe, thotë Kallas

1 muaj më parë / 17 mar 2025 12:58
Kaja Kallas

Kaja Kallas

Photo: Associated Press

Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia në të vërtetë nuk e dëshiron paqen në Ukrainë.

Duke folur para një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, Kallas ka thënë se pas pranimit nga Ukraina të një propozimi amerikan të armëpushimit, tani topi është në anën e Rusisë, raporton BBC. 

“Topi është në fushën e Rusisë”, ka thënë Kallas në një video të postuar në llogarinë e saj në X, duke shtuar se është në pikepyetje nëse ata e duan paqen.

Ajo thotë se kushtet e kërkuara nga Rusia për çdo armëpushim në Ukrainë tregojnë se Moska në të vërtetë nuk dëshiron paqe.

“Ata në fakt nuk e duan paqen, sepse po paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta”, është shprehur Kallas.