Botë

Mbi 90 të vrarë në protestat në Bangladesh

Protesta anti-qeveri Bangladesh

Foto: Associated Press

Të paktën 90 persona kanë vdekur të dielën në Bangladesh teksa policia u përlesh me protestuesit antiqeveritar. 

Zyrtarët dhe mjekët nëpër spitale kanë njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në 94, raportoi të hënën BBC-ja.

E diela është cilësuar si një nga ditët më vdekjeprurëse që nga fillimi i protestave. 

Në mesin e të vrarëve janë edhe 13 policë, pasi mijëra protestues kanë sulmuar një stacion policor, kanë njoftuar autoritetet e rendit. 

Protestat në Bangladesh kanë vazhduar për javë të tëra, me protestuesit që fillimisht kërkuan heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil – por më vonë këto u kthyen në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Sheikh Hasina.

Vendi aktualisht po përgatitet për demonstrata të reja të hënën, megjithëse është vendosur një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe shërbimet celulare të internetit janë mbyllur në disa pjesë të vendit.

Nga këto përleshje të paktën 10 mijë persona janë arrestuar, përfshirë edhe mbështetës të opozitës dhe studentë.

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi

8 muaj më parë / 5 gus 2024 11:37
Sheikh Hasina

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi të hënën, raporton Reuters.

Ajo u dorëhoq pas një prej protestave më vdekjeprurëse në vendin e  Azisë Jugore, raportojnë mediat lokale. 

Të paktën 90 persona janë vrarë të dielën në Bangladesh teksa policia u përlesh me protestuesit antiqeveritar. 

Në mesin e të vrarëve janë edhe 13 policë, pasi mijëra protestues kanë sulmuar një stacion policor, kanë njoftuar autoritetet e rendit. 

Protestat në Bangladesh kanë vazhduar për javë të tëra, me protestuesit që fillimisht kërkuan heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil – por më vonë këto u kthyen në thirrje për dorëheqjen e kryeministres, Sheikh Hasina.

Nga këto përleshje të paktën 10 mijë persona janë arrestuar, përfshirë edhe mbështetës të opozitës dhe studentë.

VIDEO: